Gabriel Escobar, raporton sot në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë për tensionet Kosovë - Serbi

Gabriel Escobar, u pyet se çka mund të bëjë, që t’i kërkojë kryeministrit Kurti, ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, është pyetur në Kongresin Amerikan nëse do të mund të angazhohet plotësisht që t’i kërkojë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Për këtë u interesua politikani republikan, Tom Kean, kryetar i Nën-komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Jashtme për Europën në Kongresin Amerikan, i cili e pyeti Escobarin se a do ta ushtrojë ndaj Kurtit të njëjtin presion si ndaj Beogradit për t’i zbatuar obligimet e dialogut. Përgjigjja e Escobarit ishte e qartë. Ai ka përmendur marrëveshjet e fundit dhe obligimet e të dyja palëve. Ne besojmë që të dyja vendet duhet të angazhohen menjëherë në këto aspekte, pa parakushte. Duhet të nisin ta kryejnë pjesën e tyre”, tha Escobar, duke përmendur në veçanti marrëveshjen për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi si mundësinë më të madhe në 15 vjetët e fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Kosova e ka humbur trenin për liberalizim në vitin 2016, atëherë kur ishte në pako me Ukrainën e Gjeorgjinë

Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato

Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …