I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikësn për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Uashingtoni qëndron me popullin e Kosovës, por shtoi se nuk mbështet një individ që “nuk ka instinkt bashkëpunimi” – duke aluduar në kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. “Ne po e shohim që po merren vendime, pavarësisht partneritetit tonë, dhe ky është sinjal për ne – ne nuk mund ta pranojmë këtë gjë. Prandaj, në një pikë, kur të duam ta rikthejmë koordinimin dhe partneritetin me këtë Qeveri, ne jemi të gatshëm, sepse ne gjithmonë do të jemi me popullin e Kosovës. Kjo nuk nënkupton që duhet ta mbështesim një individ që nuk e ka atë instinkt të bashkëpunimit dhe koordinimit”, tha Escobar gjatë një takimi me gazetarë në Ambasadën amerikane në Prishtinë. I dërguari i posaçëm e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se qeveria Kurti e ka një draft për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por nuk është duke dashur ta prezantojë atë. Gjatë një takimi me gazetarë, ai ka theksuar se qeveria Kurti duhet që menjëherë të dalë me një draft për Asociacionin.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …