Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një konferencë të organizuar nga Këshilli Atlantik, është cituar të ketë deklaruar se vendimi për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë do të implementohet. Është një dispozitë ligjërisht e detyrueshme. Është ligjërisht e detyrueshme për Serbinë, për Kosovën dhe për BE-në – dhe pikërisht për shkak se ne e mbështesim dialogun, është edhe detyrimi ynë. Escobar ka folur edhe për marrëveshjen e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat dhe rolin e SHBA-së në procesin e negociatave. E konsideroj të rëndësishme për uljen e tensioneve marrëveshjen e arritur nga Serbia dhe Kosova për targat, javën e kaluar. Qëndrimi ynë ka qenë gjithmonë që në vend që të punojmë për çështje individuale që krijojnë tensione, të gjitha këto çështje duhet të jenë pjesë e dialogut të sponsorizuar nga BE-ja”, tha Eskobar.
