Galeria Qahili me datën 24 nëntor, e premte, nga ora 17:30 me rastin e hapjes së ekspozitës “E kaluar e çmuar” të artistëve Burhan Ahmeti dhe Nevzat Kica.
Kemi kënaqësinë të prezantojmë piktura dhe grafika të punuara ndër vite nga artistët nga Gostivari. Eventi i hapjes ju mirëpret për një fjalë hyrëse dhe koktej rasti ku do të kemi mundësinë të bisedojmë edhe me ta.
Për ekspozitën: “E kaluar e çmuar” është një qasje e trajtimit të temave të ndryshme duke shkuar nga trashëgimia kulturore, kolektive në ato personale. Ka të bëjë me dashuri, me shoqëri, me udhëtim, me hidhërim.