Organizata ndërkombëtare e monitorimit Gallup International ka bërë në anketë me 62.398 veta nga e gjithë me pyetjen se a janë të gatshëm të luftojnë për atdheun e vet. Ajo ka publikuar edhe hartën e vendeve më luftarake të botës banorët e të cilëve kanë thënë se janë të gatshëm për të luftuar. Në këtë hartë, Kosova zë vendin e pestë. Sipas rezultateve të anketës, popuj të vendeve perëndimore e jugore të Europës janë të gatshëm për të luftuar për mbrojtje të atdheut. Në këtë anketë, 74 për qind e finlandezëve kanë thënë se janë të gatshëm të luftojnë për shtetin e vet. Me 1 për qind më pak të gatshëm për të luftuar janë turqit, në vendin e tretë janë ukrainasit, 62 për qind e të cilëve kanë thënë se do të luftonin për atdhe, ndërsa në vendin e katërt është Rusia me 59 për qind të popullatës që thotë anketa do t’i rrokte armët për atdhe. Kosova në këtë anketë është renditur e pesta. 58 për qind e banorëve të saj kanë thënë se janë të gatshëm të luftojnë për mbrojtje të atdheut.
Me 55 për qind, Bosnja e Hercegovina dhe Suedia kanë zënë vendin e gjashtë e të shtatë, pastaj Greqia me 54 për qind, Polonia me 47, ndërsa është në vendin e dhjetë me 46 për qind është Serbia. E fundit në regjistrin prej 28 vendesh është Holanda në të cilën vetëm 15 për qind e qytetarëve do të luftonte për atdhe. Me 3 për qind më shumë vendin e parafundit e ka Gjermania (18) e para saj janë Belgjika me 19, Italia me 20, Spanja 21, Austria 21, Çekia 23, Bullgaria 25… Në nivelin botëror është treguar se europianët janë më së paku të gatshëm të luftojnë për vendin e vet e mesatarisht 61 për qind e të pyeturve në 64 vende kanë thënë se do të luftonin .
Në vendin e parë në botë janë Maroku e Fixhi me 94 për qind, pastaj Pakistani e Vietnami 89 dhe Bangladeshi me 86 për qind.
Sipas rezultateve të anketës, shteti më paqësor në botë është Japonia pasi vetëm 11 për qind e qytetarëve të saj janë deklaruar të gatshëm për të luftuar në mbrojtje të atdheut.