Anëtari i AAK-së dhe zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj ka komentuar listën e deputetëve të zgjedhur të AAK-së dhe problemet me akuza për vjedhje votash brenda këtij subjekti politik. Ai e ka përmendur rastin e kandidatit për deputet, Rasim Selmanaj i cili nuk ka marrë vota të mjaftueshme për t’u bërë deputet. “Rasimi gjithmonë vetëm në Deçan i ka pasur 10 mijë vota. Prandaj nuk e di kjo lista e deputetëve të zgjedhur të AAK-së a është reale”, ka thënë Dreshaj. Sipas tij, AAK-ja duhet të pastrohet nga shumë njerëz brenda saj dhe se Ramush Haradinaj e ka hapur derën në çdo shtëpi të Kosovës. Dreshaj tutje ka thënë se Haradinaj duhet të jetë kryetar i Kosovës. Dreshaj tha se Kurti si fitues i zgjedhjeve duhet të dalë e të shkoj te shtëpia e Haradinajt, Veselit, Thaçit, Krasniqit, Selimit. “Albini duhet t’ua di hallin atyre njerëzve, sepse është zgjedhur me votat e 50 për qind të shqiptarëve”, shtoi ai.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …