Gani Halilaj: Iku ne amshim shoku dhe miku im Behxhet Elshani nga fshati Baicë i Drenasit

Bexho shoku im do mbetesh ne kujtese jo vetëm ke unë si njeri shume i afërt dhe që te kam njohur mirë, qe nga bankat e shkollës së mesme si shok klase e deri sot, por edhe tek te tjerët qe të të njohën si njeri i menqur, besnik, humanist, luftëtar dhe kontribues i hershëm i qështjës kombëtare, i drejtë dhe i drejtëpërdrejtë, familjar dhe shok shume i mirë.
Atëherë kur nuk dihej për UÇK -në, Ju ishit në lidhje direkte me të parët e UÇK-së si Komandant Azem Syla, Gjeneral Plakun (i cili ishte dhëndërr i juaj), Selman Krasniqin, Nait Hasanin, Bislim Zogajn etj. u mbete besnik përherë ,kontributi i juaj ishte si ne strehim, ushqim poashtu ne prerjen e rrobave per ushtarët e UÇK-së, i heshtur përherë për kontributin tuaj nga modestia dhe thjeshtësia e juaj, asnjeherë nuk dole në skenë…
Përherë krenar dhe me fat që pata nje shok e mik si Ju Bexho!
Shpirti i juaj i bardhe të pushoj në Parajsë!
Lavdi veprës dhe sakrificës suaj dhe Familjës suaj për Lirinë e Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

KQZ ende nuk ka pranuar asnjë aplikim nga partitë politike për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është publikuar lista e Qendrave të Votimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në 38 komuna të Republikës së …