Gani Koci

Gani Koci: Të mbuloftë turpi Vjosa Osmani!

Veprimtari, i burgosuri politik i viteve 80-të, eprori i UÇK-së dhe ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci iu ka  drejtuar kryetares  së Kosovës, Vjosa Osmani me gjuhë të ashpër por adekuate,  pasi që ajo me rastin e miratimit të Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë, kundër fabrikimeve të Dik Martit, ka injoruar rezolutën, ndërsa  ka thënë se  nuk mund të harrohet se kush i kontribuoi më së shumti Gjykatës Speciale, duke aluduar në ish Kryetarin e Kosovës,  Hashim Thaçi, të cilin as kësaj radhe nuk ia përmendi emrin.

Të mbuloftë turpi Vjosa Osmani!, ka shkruar në  reagimin e tij, Gani Koci.

Ai ka thënë se Hashim Thaçi po e ndjek Vjosa Osmanin edhe në ëndërr.

Je e pacipë kryetare ka shkruar Gani Koci, bashkëluftëtar i ngushtë i Hashim Thaçit dhe i krerëve të  tjerë  të UÇK-së, në radhët e së cilës ishte inkuadruar  që në orët e para.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …