Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për presion ndaj punëtorëve të administratës dhe mediave. Ajo në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se administrata shtetërore është në terror të përditshëm. “Lufta e pushtetit ndaj secilit që do të qëndrojë drejtë sot është e paprecedentë. Administrata shtetërore është në terror të përditshëm nga një qeveri e paaftë për të qeverisur. Nga një qeveri që diferencimin rajonal e politik e ka bazë të veprimtarisë së saj. Nga një qeveri që për dy vjet e gjysmë qeverisje nuk e ka shënuar asnjë sukses. Nga një qeveri që ka izoluar vendin në agjendën ndërkombëtare. Nga një qeveri që propagandën e ka shujtë për mëngjes, drekë e darkë. Nga një qeveri inatçore dhe mashtruese”, ka thënë ajo, duke i bërë thirrje “ta ndalë dhunën dhe presionin ndaj punëtoreve të administratës dhe mediave”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim ballafaqimi me te
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim …