leoni

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Albin Kurti në qeverinë e tij nuk do kuadro, por ‘sahanlëpirësat që mund t’i kontrollojë 100 përqind’

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e quajti demagog e hipokrit kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Gjatë fjalimit të saj në Kuvend, ajo deklaroi se Kurti në qeverinë e tij nuk do kuadro, por ‘sahanlëpirësat që mund t’i kontrollojë 100 përqind’. “Kemi të bëjmë me një demagog e hipokrit. Edhe fëmija në djep e ka kuptuar që kjo qeveri është e gabuar”. “Flirtohet me shtete që e kontestojnë pavarësinë tonë, ndërsa acarohen raportet me aleatët tanë”.“Të gjitha punësimet, shpërndarja e fondeve, emërtimet e përkohshme mbajnë vulën e pastër të nepotizmit. Në këtë 100 ditësh, kjo qeveri ka ofruar dëshmi se janë të paaftë, improvizues dhe shkatërrues”, deklaroi Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …