Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Albulenë Haxhiu, duhet paraprakisht t’i kërkojë falje publike Hashim Thaçit e Kadri Veselit, sepse i ka quajtur kriminelë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se nëse ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, paraprakisht nuk iu kërkon falje publike, krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli,  që po mbahen në paraburgim në Hagë, kërkesa për t’u takuar me ta është e pakuptimtë dhe e padrejtë. Zonja  Haxhiu duhet t’i kërkojë falje publike Hashim Thaçit e Kadri  Veselit sepse i ka quajtur kriminelë. Pikërisht për këtë fakt nëse nuk kërkon paraprakisht  falje publike,  kërkesa për t’ i takuar krerët  e UÇK-së është e padrejtë, ka saktësuar Deputetja Ganimete Musliu.  Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar një vizitë  në Hagë për t’i takuar ish-krerët e UÇK-së. Ajo ka sqaruar se vizita do të realizohet në cilësi institucionale dhe jo në bazë partiake apo miqësore, dukë shfaqur interesim t’ i takojë edhe Hashim Thaçin e Kadri Veselin, të cilët gjatë vizitës së saj të mëhershme,  nuk kanë pranuar të takohen me ministren Albulenë Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …