Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musliu: Asnjë parti nuk mund të krahasohet me suksesin dhe punën që ka bërë PDK-ja sa ka udhëhequr vendin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka vlerësuar se asnjë parti nuk mund të krahasohet me suksesin dhe punën që ka bërë PDK-ja sa ka udhëhequr vendin. “Gjatë gjithë mandatit qeveritar kemi pasur dy tri video dhe postime nga Lëvizje Vetëvendosje nuk kanë prezantuar një rezultat apo një punë që ka kryer kjo Qeveri, të gjitha janë gjykime dhe propagandë ndaj partive të tjera politike. Qytetarët e kanë parë saktësisht rezultatin janë lodhur me fjalë e përralla me formula e filozofi, e të cilat në realitet po dëshmojnë që nuk i dinë por janë munduar t’i fshehin dështimet e tyre mbrapa këtyre formulave dhe sot janë të bindur që është PDK-ja ajo, se atë që e thotë e mban dhe e realizon. Le të vendosin vetë qytetarët se a dëshirojnë punë, paga të larta apo dëshirojnë fjalë përralla dhe fotografi në Facebook. Qytetari i Republikës së Kosovës, e ka vlerësuar dhe analizuar secilën parti në vend dhe janë bindur që asnjë parti nuk mund të krahasohet me punën dhe suksesin që ka shënuar PDK-ja. Më 9 shkurt, Kosova do ta merr drejtimin e duhur” ka thënë mes tjerash deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …