Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pas tubimit të Lëvizjes Vetëvendosje në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Musliu ka kërkuar nga Vetëvendosje të mos i privatizon festat dhe të mos i uzurpon sheshet. “Asnjë parti politike kush do qoftë ajo nuk ka të drejtë ta uzurpoj sheshin në Ditën e Çlirimit. Qytetarëve sot pas 21 viteve ju ndalua të ecin të lirë nepër shesh! Festat kombëtare janë të popullit, jo prona private të partive politike! Mos i privatizoni festat, mos i uzurponi sheshet”, ka shkruar deputetja Musliu.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …