Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, përmes një postimi ka ngritur akuza të ashpra ndaj qeverisë Kurti pas publikimit të përgjimeve mes kryetares së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq. “Jo qeveri qesharake”, “Jo qeveri amatere”, “Jo qeveri praktikantësh”, ka shkruar mes tjerash Musliu duke thënë se: “ata që për më shumë se dy dekada u bënë zëri shqiptar i propagandës armiqësore duke gënjyer, duke akuzuar dhe duke linçuar jo vetëm kundërshtarët politik, por edhe vlerën më të madhe të kombit, luftën për liri, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, sot e vërtetuan se janë në koordinim të plotë me Milan Radojçiqin”, ka shkruar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …