Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka komentuar vizitën e krzetares Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti në aeroportin e Gjakovës ku po zhvilloheshin disa aktivitete të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Bashkë me ta atje kishte qëndruar edhe bashkëshorti i Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, i cili ka qenë i veshur me uniformë të FSK-së. Musliu ka thënë se kjo është një shkelje flagrante dhe ka kërkuar që të ngrihet komision disiplinor për këtë çështje. “Nuk ka pasë thirrje për të veshur uniformën e FSK-së, kjo është shkelje flagrante. Krejt vëmendja shkoi të bashkëshorti i presidentes. Këtu duhet të ngrihet komision disciplinor, nuk guxon një rezervist ta vesh uniformën kurdo që atij i teket, nuk guxon të luajë me ushtrinë e vendit”, ka thënë Musliu. Tutje ajo tha se Sadriu nuk e kishte vendin afër gjeneralit dhe sipas saj kjo ishte një shkarje e protokollit.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …