Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musliu: Deputetët e Vetëvendosjes kanë dëshmuar se janë të papërgjegjshëm dhe abuzues të parave të buxhetit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu tha se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë dëshmuar se janë të papërgjegjshëm dhe abuzues me besimin që morën nga qytetarët e Kosovës. Ajo tha se tendenca kryesore e pushtetit aktual është eliminimi i kontrollit parlamentar demokratik. Derisa foli për rastin e ndarjes së subvencioneve nga Ministria Bujqësisë, Ganimete Musliu tha se anëtarja e Komisionit për Mjedis dhe Bujqësi, Fitore Pacolli e vendosi servilizmin dhe përfitimet familjare mbi ligjin dhe përgjegjësinë e saj. Ajo e ka quajtur Fitore  Pacollin marionetë të pushtetit, për çka kritikoi të njëjtën për mos ftesë të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci dhe atë të Mjedisit, Liburn Aliu në komisionin që ajo drejton. Ndër të tjera, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu tha se përveç Pacollit, as ministrat siç i quan ajo abuziv e as kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk mund të jenë komod, sepse sipas saj duhet dhënë llogari para qytetarëve për çdo veprim.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …