Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar ditë më parë nga partitë opozitare në Kosovë, që ta mbështesin mocionin e propozuar nga partia e tij për rrëzimin e qeverisë aktuale. Mirëpo, një mocion të tillë, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, thotë se nuk e ka pranuar nga ana e Haradinajt. “Asnjëherë nuk më është ofruar një mocion nga Ramush Haradinaj. Jam deputete që 5 mandate, njihem mirë me të, ende një letër nuk ma ka ofruar e të më thotë ‘nënshkruje, se duam ta rrëzojmë Qeverinë’. Ne mundemi të bëjmë filma dhe show, realiteti kur jemi te nënshkrimet, ne e dijmë se sa numra duhen. Po mundohemi ta shpërfaqim paaftësinë e kësaj qeverije dhe këtë po e bëjmë çdo ditë”, ka deklaruar Musliu.
Kontrolloni gjithashtu
Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …