Ganimete Musliu: Në Rashkë të Serbisë po kryhen trajnime të grupeve të caktuara për të destabilizuar situatën në Kosovë

Ganimete Musliu, e quan “lot krokodili” brengosjen e Dejona Mihalit dhe të Vetëvendosjes, për Gjykatën Speciale

Pasi Koordinatorja e Komiteteve në Vetëvendosje, Dejona Mihali, përmes një postimi shkroi se para 9 vitesh deputetët e PDK-së dhe LDK-së, votuan për themelimin e Gjykatës Speciale, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, përmes një postimi konstaton  se këto janë “lot krokodili” të Lëvizjes Vetëvendosje e të Dejona Mihalit për Gjykatën Speciale. Vetëvendosja  në Kuvendin e Kosovës asnjëherë nuk ka votuar kundër Gjykatës Speciale, vetën janë shprehur se gjoja janë kundër. Krejt populli e dinë se pas Serbisë, Vetëvendosja është përfituesja më e madhe politike e praktike nga Gjykata Speciale. Që të kuptohet drejt në Kuvendin e Kosovës Vetëvendosja nuk ka votuar asnjëherë kundër Gjykatës Speciale, por janë shprehur gjoja  kundër Gjykatës Speciale derisa politikanët e kësaj partie kanë punuar nën-tokë për ta themeluar këtë  Gjykatë politike, ka shkarar mes tjerash deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …