Ganimete Musliu

Ganimete Musliu e Rashit Qalaj akuzuan deputetët e Vetëvendosje në dështimin e Projektligjit për pensionet e zyrtarëve policorë

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu dhe Rashit Qalaj kanë akuzuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për dështimin e Projektligjit lidhur me  pensionet e zyrtarëve policorë në Komisionin për Çështje të  Sigurisë dhe Mbrojtjes. Deputetja Musliu, ka thënë se bojkotimi i këtij projektligji nga ana e partisë në pushtet po ndodh sepse këtë projektligj e ka hartuar Partia Demokratike e Kosovës. Që nga 17 nëntori 2022, me bojkotimin e Lëvizjes Vetëvendosje në tri mbledhje radhazi është pamundësuar kuorumi që të votohet në parim ky projektligj dhe t’i dërgohet seancës. Ky bojkotim i partisë në pushtet erdhi vetëm nga inati se këtë projektligj për Policinë e Kosovës e ka hartuar Partia Demokratike e Kosovës”, ka thënë Ganimete Musliu. Deputeti Rashit Qalaj, ka thënë se PDK-ja do të insistojë që ky projektligj të kalojë, pasi ky ligj do t’i mundësojë Policisë së Kosovë që t’i rris kapacitetet operacionale të saj gjithmonë duke pasur në konsideratë që policët e Kosovës që janë në moshë të shtyrë dhe ata me sëmundje të rënda të dalin sa më shpejtë në pension, ta kenë një pension të dinjitetshëm dhe gradualisht me pensionimin e tyre të rekrutohen gjenerata të reja të kadetëve policorë në Policinë e Kosovës”, ka thënë Qalaj.

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Besian Mustafa: Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të kontaktojë deputetët e LDK-së për t’i bindur të kalojnë në VV

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar …