Kryetarja e Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë për Inteligjencë, Ganimete Musliu, pas raportimit të kryeshefit, Petrit Ajeti, ka deklaruar se grupi paramilitar i terroristit i Milan Radoiçiqit është duke vazhduar ushtrime në disa lokacione të ndryshme dhe se vazhdimisht janë duke planifikuar mundësi për sulme në Kosovë. Grupi terrorist është duke kryer ushtrime në disa lokacione në rrethinën e Novi Pazarit, Kopaonikut dhe Kralevës. Grupi paramilitar dhe terrorist i udhëhequr nga Milan Radoiçiqit vazhdon të jetë I strukturuar, ka mjete të mjaftueshme financiare, ka armë dhe mbështetje nga Beogradi zyrtar. Në vazhdimësi janë duke planifikuar, diskutuar mundësitë për sulme. Deputetja Ganimete Musliu ka thënë se kërcënimet nga Serbia për tensionim të situatës së sigurisë në Kosovë vlerësohet të jetë i lartë dhe në forma të ndryshme qoftë ato shtetërore apo jo shtetërore.
Kontrolloni gjithashtu
Policia e Kosovës demanton Ministrinë serbe të Mbrojtjes
Policia e Kosovës ka mohuar pretendimet e Ministrisë serbe të Mbrojtjes se një grup i …