Ganimete Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend

Ganimete Musliu i kundërpërgjigjet Kurtit: Ule kryet, opozita nuk është në shërbimin tënd

Deputetja e zgjedhur nga PDK, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit Albin Kurti. Ajo e kritikoi Kurtin për arrogancë dhe propagandë. “Opozita nuk është në shërbimin tënd,” shkroi Musliu, duke i kërkuar atij të respektojë ligjin që vetë e ka krijuar. Ajo e cilësoi Kurtin si paranojak teatral dhe shtoi se koha e demagogjisë ka kaluar. Musliu theksoi se kundërshtimi i politikave të Kurtit nuk do të thotë kundërshtim ndaj Kosovës. Ajo e kritikoi qasjen përçarëse të Kurtit ndaj opozitës dhe mediave. “Aleancat ndërtohen me respekt, jo përmes përbaltjes,” shkroi ajo. Mesazhi u mbyll me një thirrje të drejtpërdrejtë: “Mirë se erdhe në realitet, Bini.” Ky reagim vjen pas deklaratave të Kurtit ndaj disa mediave dhe opozitës.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …