Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, ka treguar se ishte e pranishme në hollin e Kuvendit të Kosovës gjatë kohës kur disa fëmijë janë fotografuar duke mbajtur në duar fotografi të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca dhe presidentes Vjosa Osmani. Sipas deputetes Ganimete Musliu, ato fotografi nxënësve ua kanë dhënë zyrtarë nga administrata e Kuvendit. “Mos i gjykoni mësueset, fotot fëmijëve ua dhanë administrata e Kuvendit të përkrahur edhe nga dikush tjetër aty. Nuk linin hapësirë për të ju shpjeguar asgjë siç ka ndodhë çdo vit, thuajse e kanë pasur obligative vetëm të sfilojnë me këto foto. Mes tjerash ajo ka thënë se mësuesit dhe fëmijët janë të pafajshëm, teksa ka përmendur se edhe nipi i saj është fotografuar me fotografinë e Osmanit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …