Ganimete Musliu

Ganimete Musliu kërkon nga LDK-ja të zbardh vrasjet e ashtuquajtura politike, të pas luftës

Sot në Kuvendin e Kosovës, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka pyetur zëvendës- kryeministrin, Driton Selmanaj, se kur do të shihet një veprim konkret për zbardhjen e vrasjeve, të ashtuquajtura politike, të pas luftës. Driton Selmanaj, nga LDK-ja, i është përgjigjur se, “politika nuk u jep përgjigja këtyre çështjeve, por është drejtësia ajo që e bën këtë. Atë çfarë duhet të bëjmë ne është që ne të ndërtojmë legjislacion dhe ambient të përshtatshëm për drejtësinë. Jo vetëm për veprimtarët e LDK-së, porse kushdo që është vrarë gjatë dhe pas luftës meriton drejtësi. “I ftoj të gjithë deputetët e LDK-së që bashkërisht të bëjmë presion, në aspektin pozitiv, që ju të bëni diçka në zbardhjen e këtyre rasteve. Sepse në fushatat e tjera do të ballafaqohemi prapë dhe pastaj besoj se keni një kartë të djegur”, ka thënë Musliu, e cila duket se ka harruar që PDK-ja me LDK-në kanë qenë dy herë në koalicion qeveritar dhe asnjëherë nuk e kanë hapur këtë çështje të ndjeshme, sidomos tani kur është në rritje fushata dhe  zërat se UÇK-ja ka qenë “terroriste” dhe në kohën kur pritet të Gjykata Speciale  kundër UÇK-së të shpërndajë aktakuzat e para.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …