Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pasi ish-deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, gjatë një debati i bëri thirrje asaj që t’i drejtohet AKI-së për ta marrë dosjen Dejona Mihalit. Musliu thotë se ka informacione se kush është Mihali dhe se sa e rrezikshme është ajo për Kosovën. Madje, për marrjen e nënshtetësisë së Kosovës nga Mihali, ajo kërkon se duhet të ngritet një komision hetimor. Tutje, Musliu e ftoi Krasniqin që të mos ndalet dhe t’i publikojë ato se cfarë ka parë në Vetëvendosje dhe se kush e sponsorizon atë.
