Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, bëri të ditur se ka thirrur në një mbledhje urgjente kreun e AKI-së, Petrit Ajetin. Ajo tha para gazetarëve se mbledhjen e paraparë të mbahej sot në orën 09:00, e ka bojkotuar Lëvizja Vetëvendosje. Unë shfrytëzova rastin të informohem nga drejtori i AKI-së”, lidhur me planet e Serbisë për ta vrarë, ish-raportuesin e Këshillit të Evropës, Dick Mart. Kosova duhet të bashkëpunoje me Bashkimin Europian. Unë besoj se Dik Marty mund të ketë qenë i “nxitur” apo i “detyruar” që t’i hetojë “pretendimet e fabrikuara nga shërbimi sekret serb dhe ai rus për trafikimin e organeve”. Institucionet duhet të informohen se cilat shërbime sekrete i kanë dhënë atij dëshmi dhe prova, që bënë që më pas të ngrihet Gjykata Speciale. “Vetë fakti që nuk kemi asnjë prononcim apo deklaratë zyrtare, qoftë nga mbledhja e AKI-së është për t’u frikësuar dhe për t’u shqetësuar se institucionet e vendit nuk janë në krye të detyrës”, saktësoi deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …