Ganimete Musliu

Ganimete Musliu; Nuk do të lejojmë që ta shkatërrojnë shtetin,  ata që nuk bënë asgjë për ndërtimin e tij

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shkruar  se nuk do të lejojnë që ta shkatërrojnë shtetin ata që nuk bënë asgjë për ndërtimin e shtetit. Reagimi i saj ka ardhur pasi presidentja Vjosa Osmani ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend Ligjin për Këshillin e Sigurisë së Republikës së Kosovës. Me arsyen se Ligji për Këshillin e Sigurisë rrezikon sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim me Kushtetutën, ne e patëm kundërshtuar me kohë në Kuvend këtë projektligj por e injoruan kundërshtimin tonë të arsyeshëm fansat  e Albin Kurtit që më paaftësinë e tyre votojnë pa menduar çdo gjë që ju servon Albini dhe rrezikojnë sigurinë e vendit dhe shkatërrimin e trashëgimisë institucionale. Tani edhe Presidentja e ktheu në rishqyrtim këtë ligj. Mirë”, ka shkruar deputetja Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Kushtetuese e Serbisë ka refuzuar ankesën e Safet Demirit nga Medvegja për kthimin e adresës së tij

Gjykata Kushtetuese e Serbisë ka refuzuar ankesën e Safet Demirit nga Medvegja për kthimin e …