Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: PDK-ja u dashka të kërkojë falje që shpalli pavarësinë e Kosovës dhe që ndërtoi autostrada

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu i është kundërpërgjigjur opinionistit, Halil Matoshi i cili tha se Partia Demokratike e Kosovës duhet t’u kërkojë falje qytetarëve për qeverisjen e deritanishme. Musliu ka thënë se PDK-ja duhet t’u kërkojë falje qytetarëve që shpalli Pavarësinë e Kosovës, siguroi mbi 100 njohje ndërkombëtare e i dha emër e nderë Kosovës.

“Halil Matoshi po kërkon që PDK-ja t’i kërkojë falje qytetarëve për qeverisjen. Po Halil sipas teje, PDK-ja duhet të kërkojë falje që:-Shpalli Pavarësinë e Kosoves. Siguroj mbi 100 njohje ndërkombëtare. Vendosi Ambasadat anë e kend botës. Nxori fëmijët nga kontinjerat dhe i futi në shkolla moderne. E bëri Kosovën me polici e Ushtri. Ndërtoi autostrada. Dhe i dha emër e nder Kosovës. PDK-ja punon, nuk filozofon e propagandon”, ka shkruar Musliu në një postim të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …