Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka folur edhe për grevën në arsim, duke konstatuar se përpjekja që grevës t’i jepet karakter politik është përpjekje për ta mbuluar paaftësinë e Kurtit e Nagavcit. Edhe pse po bëhet përpjekje të ndërpritet zinxhiri i solidaritetit me grevistët, kjo nuk do të ketë sukses. Unë mbështes grevistët dhe u bëj thirrje të gjithë punëmarrësve në Kosovë, të sektorit publik dhe të atij privat, që të mos tolerojnë degradimin e të drejtave dhe dinjitetit të tyre, njëjtë sikurse i bëj thirrje kryeministrit që të ulet dhe të bëjë zgjidhje bashkë me ta. Ganimete Musliu pyeti sa prej anëtarëve të kabinetit të Albin Kurtit i çojnë fëmijët e tyre në shkollat publike, sepse vetëm ata e kuptojnë domosdoshmërinë e reformave për cilësi në arsim, e cilësia nuk arrihet duke i nëpërkëmbur e poshtëruar mësimdhënësit, por duke biseduar me ta për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Dhe pyetja ime dytë është për kryeministrin, do të ishte se në cilën shkollë ndjek mësimet bija e tij?
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …