Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se i gjithë procesi që ka filluar në Gjykatën Speciale në Hagë, është një proces i montuar politikisht nga Serbia dhe bashkëpunëtorët e saj në Kosovë. Se si do të ecën, unë nuk mund ta them por ajo që e them me bindje të plotë është se drejtësia gjithmonë do të triumfojë, edhe atëherë kur qëndron mbi sakrifica të mëdha, edhe atëherë kur qëndron mbi sfida të rënda, në fund drejtësia do të dalë në pah dhe ata që kanë kontribuar në ngritjen e kësaj gjykate do të mbesin në anën e errët të historisë sonë më të lavdishme”, ka thënë deputetja Musliu, e cila ka qenë kundër themelimit të Gjykatës Speciale. Ajo thënë se qasja e kësaj qeverie ndaj eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare dhe ndaj procesit të Hagës në përgjithësi është turpi më i madh i saj. Kjo qeveri nuk është se mund të krenohet me ndonjë veprim, por qasja ndaj eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare dhe ndaj procesit të Hagës në përgjithësi është turpi më i madh i tyre. Kjo qeveri nuk ka treguar as respektin minimal njerëzor e mos të flasim për obligimin e tyre institucional të cilin as që e kanë konsideruar fare, ka thënë Ganimete Musliu.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …