Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar Gjykatën Speciale në Hagë, duke i cilësuar si një organ politik dhe të dështuar në ofrimin e drejtësisë. Që nga krijimi i Gjykatës Speciale, nuk është dhënë asnjë sinjal që ajo të jetë një institucioni i drejtësisë, por një mjet për ndjekjen e ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe liderëve të Kosovës. Ajo e konsideroi këtë gjykatë si të politizuar dhe shtoi se arrestimet e fundit, përfshirë ato të Isni Kilajt, Bashkim Smakajt dhe Fadil Fazliut, janë dëshmi e dështimit të saj për të ofruar drejtësi. Ajo komentoi edhe zhvillimet e fundit në vend, duke përmendur sulmin në Ibër-Lepenc. Ganimete Musliu, kritikoi qeverinë për politizimin e situatës dhe manipulimin e sigurisë në veri të Kosovës, duke thënë se nuk duhet të bëhet politikë me kërcënimet për sigurinë e vendit, sidomos kur kjo mund të ndikojë në procesin zgjedhor.
Kontrolloni gjithashtu
Makfirete Dibrani paralajmëron keqpërdorim të projekteve të Ujërave dhe kërkon hetim nga Prokuroria Speciale
Udhëheqësja e Divizionit për Menaxhimin e Resurseve Ujore në MMPHI, Makfirete Dibrani, ka bërë një …