Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas largimit të avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmerson. Ajo ka thënë se Kadri Veseli bashkë me shokë po përballen me beteja të shumëfishta në Hagë, e një ndër to edhe me qeverinë më antikombëtare e më anti-UÇK që po keq-qeverisë me vendin. Në këtë kontekst, ka përmendur edhe mungesën e fondeve për mbrojtën e liderëve të UÇK-së në Hagë. Mungesa e fondeve për mbrojtjen e UÇK-së dhe tërheqja e avokatit Emmerson do duhej të jepte një alarm për vendin dhe trajtohej sot në një seancë urgjente e të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës. Shteti i Kosovës po ju hynë në hak këtyre burrave, duke e rrezikuar të drejtën e popullit tonë për liri, ka shkruar deputetja Ganimete Musliu, në një postim të saj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …