leoni

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Si mund të ndodhin sulme të tilla terroriste pa u kapur në kohë nga organet tona shtetërore?

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka drejtuar kritika nga pushtetit për mangësi të kontrollit shtetëror në pjesën veriore të Kosovës. Ajo ka pyetur se “si ka mund të ndodhin sulme të tilla terroriste brenda një periudhe kohore kaq të shkurtër, pa u kapur në kohë nga organet tona shtetërore?  Situata alarmante në veri nuk mund të mbetet në kuadrin e profilizimit mediatik as të Albinit e as të fansave të tij si Dimali, Mufali dhe Enveri , por duhet të hetohet seriozisht dhe te merren masat adekuate ndaj atyre që cenojnë sigurinë tonë dhe atyre që janë emëruar në krye të institucioneve që janë të thirrura për të garantuar sigurinë tonë. Në këtë kontekst është e pamundur të mos vëmë në pikëpyetje seriozitetin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Drejtorit të AKI dhe Drejtorit të Policisë së Kosovës e mbi të gjitha të Kryeministrit të vendit” ka shkruar mes tjerash, deputetja, Ganimete Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Besian Mustafa: Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të kontaktojë deputetët e LDK-së për t’i bindur të kalojnë në VV

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar …