Ganimete Musliu: Treshja institucionale, Osmani, Konjufca, Kurti, janë të rrezikshëm për vendin tonë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti në raport me politikën e brendshme dhe të jashtme. Në një intervistë për “Epokën e re”, i ka quajtur të rrezikshëm për Kosovën, treshen kryesore institucionale, presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin, Albin Kurti. Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca janë vetëm pjesë dekorative e marrëzisë së kryeministrit Albin Kurti, të cilin e ka quajtur diktator të vogël. Këta, por edhe i gjithë kabineti qeveritar janë vënë në dispozicion të Albin Kurtit për të shkatërruar çdo gjë të arritur deri më tani, në mënyrë që të këtë mundësi më të mëdha për të ndërtuar një strukturë të nënshtruar që do ta kontrollonte më lehtë. Thjeshtë kemi të bëjmë me një qeveri të udhëhequr nga një diktator i vogël”, ka thënë deputetja Musliu.  “Qasja ndaj eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare dhe ndaj procesit të Hagës në përgjithësi është turpi më i madh i tyre. Kjo qeveri nuk ka treguar as respektin minimal njerëzor e mos të flasim për obligimin e tyre institucional të cilin as që e kanë konsideruar fare. Qeveritarëve tanë nuk ua bënë zemra as që t’i përmendin emrat e lërë më të angazhohen institucionalisht rreth asaj që po ndodhë në këtë gjykatë të ndikuar politikisht, ka thënë mes tjerash deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …