Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, duke folur lidhur me përmbajtjen e fjalimit të kryetares, Vjosa Osmani, para deputetëve në Kuvend, e ka kritikuar atë (bijën e Raif Osmanit) për mos përmendjen e ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi. Vjosa Osmani tregon injorancën dhe urrejtjen patetike të një gruaje të llastuar. Edhe tani e dëshmoi që nuk mund të jetë më shumë se një Vjosë, kur flitet për historinë e vendit e nuk përmendet emri i presidentit që shpalli Pavarësinë e Kosovës, kryetari, Hashim Thaçi. Unë nuk e bojkotova adresimin e presidentit të shtetit tim, bojkotova fjalimin e një gruaje që nuk mund të shërohet nga urrejtja patetike ndaj një epoke të lavdishme të historisë, ka shkruar, deputetja, Ganimete Musliu në një postim të saj.
