Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musliu: Votimi i Gjykatës Speciale ka qenë dita më e rëndë e imja në Kuvendin e Kosovës

 

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se dita më e rëndë e saj në Kuvendin e Kosovës ka qenë votimi i Gjykatës Speciale. Ajo ka theksuar se personalisht ka qenë kundër kësaj gjykate. “Dita më e rëndë në Kuvend dhe që unë ende sot sa herë më kujtohet trishtohem ka qenë dita kur ne e kemi votu Gjykatën Speciale, edhe pse unë personalisht i kam thënë jo asaj gjykate, unë kam votu kundër themelimit të Gjykatës Speciale, mirëpo ditën që e ka marrë miratimin në Kuvend, për mua mbetet, vazhdon të mbetet dita më e keqe gjatë gjithë karrierës sime” ka theksuar deputetja Ganimete Musliu. Ajo ka shtuar më tutje se ndër ditët më të mira në Kuvend, ka qenë votimi për ushtrinë e Kosovës dhe zgjedhjen e Hashim Thaçit president.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …