GAP thotë se te komunat e udhëhequra nga LDK dhe PDK ka pasur ndarje të balancuar të buxhetit, derisa komunat e AAK-së përfitojnë vetëm 1% të investimeve përkundër se ato mbulojnë 8% të territorit të Kosovës dhe përfaqësojnë 8% të popullsisë. Me ndarjen e buxhetit në komuna diskriminon AAK-në mbështet komunat e Vetëvendosjes. Instituti GAP ka analizuar ndarjet buxhetore për vitin 2023, duke i krahasuar ato me vitin 2022. Në analizën e bërë GAP ka gjetur se 3.2 miliardë euro janë shpenzime, një rritje prej 464 milionë euro krahasuar me vitin 2022. 75 milionë euro më shumë janë ndarë për paga dhe mëditje më 2023, prej të cilave 65.1 milionë euro si kontigjencë për të mbuluar koston e një ligji të ri për pagat. GAP ka zbuluar se janë krijuar 1 mijë 435 vende të reja të punës në sektorin publik, prej të cilave 300 vende shtesë në Policinë e Kosovës, 108 në Kuvendin e Kosovës, 86 në Komunën e Prishtinës, 44 në Komunën e Prizrenit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …