Instituti GAP fton gazetaret te marrin pjesë në konferencën për media ku do të prezantohen premtimet e kryetarëve të komunave të Kosovës nga zgjedhjet e fundit lokale për mandatin qeverisës 2021 – 2025. Tash e disa vite, Instituti GAP bën monitorimin e premtimeve të kryetarëve të komunave të Kosovës duke i publikuar ato në platformën elektronike “Letërnjoftimi i komunave”. Përmes vlerësimit të premtimeve zgjedhore, Instituti GAP ka për qëllim që t’i mbajë përgjegjës kryetarët e zgjedhur për premtimet e dhëna. Në këtë konferencë për media e cila mbahet me 5 shkurt 2022 (e marte) ne oren : 10:00 nw Zyret e Institutit GAP do të shpalosen më shumë detaje për numrin e premtimeve të dhëna nga kryetarët e zgjedhur si dhe të dhëna se cilat komuna dhe fusha kanë numrin më të madh të premtimeve apo edhe cilët kryetarë nuk kanë zhvilluar fare fushatë elektorale.