leoni

GAP: Progresi i kryetarëve të komunave në përmbushjen e premtimeve zgjedhore gjatë mandatit 2021 – 2025

Instituti GAP do të prezantojë  të dhënat mbi progresin e kryetarëve të komunave të Kosovës në përmbushjen e premtimeve zgjedhore deri në  periudhën qershor 2023.

Tash e disa vite, Instituti GAP bën monitorimin e premtimeve të kryetarëve të komunave të Kosovës duke i publikuar ato në platformën elektronike “Letërnjoftimi i komunave”. Përmes vlerësimit të premtimeve zgjedhore, Instituti GAP ka për qëllim që t’i mbajë përgjegjës kryetarët e zgjedhur për premtimet e dhëna. GAP ka monitoruar nivelin  e përmbushjes së premtimeve në 27 nga 38 komunat. Ky është vlerësimi i dytë për këtë mandat i cili është bërë në bashkëpunim edhe me organizatat lokale.

Në këtë konferencë për media do të shpalosen të dhëna për numrin e premtimeve të dhëna dhe sa janë përmbushur ato nga kryetarët aktualë, fushat që kanë pasur nivel më të lartë të përmbushjes dhe fushat me nivel më të ulët të përmbushjes së premtimeve zgjedhore.

Kontrolloni gjithashtu

Hajrush Kurtaj: Përkujtohet dëshmori i kombit Razim Hasaj

Ata që e deshtën vendin, u rreshtuan në kryengritjen tonë për Liri, në reshtë me …