Garda Kombëtare e Ajovës e uron shtetin e Kosovës me rastin e 13 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë

Garda Kombëtare e Ajovës e uron shtetin e Kosovës me rastin e 13 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë

Garda Kombëtare e Ajovës ka uruar shtetin e Kosovës me rastin e 13 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Përmes një postimi në rrjetin social, kanë ndarë një fotografi të flamurit të Kosovës me mbishkrimin “duke festuar me partnerët tanë në Kosovë”. Shteti i Iowas e ka përkrahur fuqimisht Kosovën në formimin e ushtrisë. Ky shtet, ka dhuruar automjete ushtarake për Forcat e Armatosura të Kosovës dhe ndihmë profesionale në trajnime. Gjithashtu, vendimi për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Kosovës në misione paqëruajtëse së bashku me NATO-n e ka rikonfirmuar përkrahjen e këtij shteti ku ushtarët e Kosovës do të jenë përkrah atyre të Iowas në misione.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Do të bashkëpunojmë me Qeverinë Haradinaj vetëm për ta mbrojtur interesin kombëtar

Aida Dërguti: Kryeministri duhet të kërkojë falje për sjelljen ndaj opozitës

Ish-deputetja Aida Dërguti, ka theksuar se Albin Kurti duhet të kërkojë falje për sjelljen e …