Avokati, Tomë Gashi e ka konsideruar aktvendimin e Gjykatës për caktimin e një muaji paraburgim për Azem Sylën, si të ndikuar politikisht. “Unë si avokat i tij këtë aktvendim e konsideroj të ndikuar politikisht për shkak se nuk ka pasur asnjë arsye ligjore që të njëjtit t’i caktohet masa më e rëndë e paraparë me ligj, kur efekti i njëjtë ka mund të arrihet me masa më të buta”, ka thënë avokati Gashi. Sipas tij, ankesa do të paraqitet menjëherë dhe pret që Gjykata e Apelit të jetë më e drejtë në raport me ish-komandantët dhe ushtarët e UÇK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …