Tomë Gashi

Gashi: Ndërkombëtarët në Kosovë nuk e kanë zgjidhur problemin e drejtësisë por e kanë thelluar edhe më shumë

Duke folur për reformën në drejtësi në Shqipëri dhe pritjet nga roli i faktorit ndërkombëtar për këtë çështje, avokati i njohur, Tomë Gashi ju ka thënë medieve të Shqipërisë se ndërkombëtarët në Kosovë nuk e kanë zgjidhur problemin e drejtësisë por e kanë thelluar edhe më shumë. Ai ka përkujtuar se panelet drejtuese të kryesuara nga të huajt, edhe pse kanë emëruar prokurorët dhe gjyqtarët që nga 2008, nuk e kanë zgjidhur problemin e drejtësisë. Nisur nga përvoja në Kosovë drejtësia në Shqipëri nuk duhet të lihej që të “drejtohet” nga ndërkombëtarët. Të huajt nuk kanë pse përzihen në përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ngase një shtet sovran nuk duhet ta lejojë këtë, ka theksuar avokati, Gashi. Gjatë intervistës për gazetën “Shekulli” ai ka theksuar më tutje se nëse dikush mendon ndryshe, atëherë t’i propozojmë edhe shteteve të tjera që ne t’i dërgojmë panele nga Kosova dhe Shqipëria që të bëjnë përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Angli, në SHBA, Gjermani apo kudo tjetër në shtetet demokratike. Drejtësia në Shqipëri nuk duhet të lihej që të “drejtohet” nga ndërkombëtarët. Të huajt nuk kanë pse përzihen në përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ngase një shtet sovran nuk duhet ta lejojë këtë, ka nënvizuar avokati, Tomë Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …