Gashi: Palestra që zgjati 13 vite për t’u ndërtuar, do të përfundojë në 6 mujorin e parë të këtij viti

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar Palestrën Sportive në Istog, ku ka takuar hendbollistët e Istogut. Ai tha se vizita e tij në Istog është për tu zotuar se kjo palestër sportive do të përfundoj në 6 mujorin e parë të këtij viti i cili ka qenë projekt i stërzgjatur. “Janë këto projekte që nuk janë përfunduar dhe kanë stërgjatë shumë që ka 13 vite që filluar një dramë e paarsyeshme që ky projekt nuk ka përfunduar për sportistët e sportdashësit dhe hendbollistët e Istogut që kanë tregu sukses të mirë dhe do zotohem që ky projekt do përfundoj në gjashtë mujorin e parë të vitit 2019, mjetet financiare janë të siguruara, kërkova nga kompania që në qershor ta dorëzoj palestrën dhe ne të ia dorëzojmë komunës dhe sportdashësve”, tha Gashi. Gashi u zotua se në qershor të këtij viti palestra do të jetë e gatshme për tu vë në funksion. “Është investim kryekëput i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe besoj se do jemi të vendosur që për këto 5 muaj që kanë mbet këtë palestër të ia dorëzojmë Komunës së Istogut”, tha Gashi. Gashi tha se prioritet i MKRS është të përfundojnë gjitha projektet me kohë që kanë filluar. “Ne gjatë këtij viti gjitha palestrat që kanë filluar vite më parë janë duke përfunduar si në Shtime dhe Rahovec që i kemi dorëzuar dhe kjo do të jetë palestra e radhës që këtë palestër të ua dorëzojmë autoriteteve komunale”, tha Gashi. “E vërtetë që ka qenë një stërzgjatje e panevojshme por secili ministër i ka prioritetet e veta dhe e imja është kjo që ta dorëzojmë me kohë”, tha ai. Gashi tha se MKRS po i ndihmon të gjitha klubet që po tregojnë sukses dhe rezultate. “Momenti kur klubi hendbollistik i vajzave hyri në 16-shen më të mirën në Evropë i kemi taku dhe i kemi mbështetë me nevojat e tyre si klub dhe klubet që kanë suksese e rezultate jemi duke i mbështetë drejtpërdrejtë”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …