Deputeti i LDK-së Arben Gashi, i ka bërë thirrje deputetëve të PDK-së që të bëjnë publik qëndrimin e tyre në lidhje me mocionin për rrëzimin e Qeverisë. Ai tha se PDK-ja si çdoherë, po zgjedh rrugën e fshehtë për të marrë vendime, duke akuzuar partinë më të madhe në vend se nuk ka pasur dhe nuk ka guxim. “Jo për çudinë time PDK-ja zgjodhi rrugën e fshehtë. Ne u bëjmë thirrje deputetëve të PDK-së se cili është vullneti i qytetarëve të Kosovës. Unë jam njëri nga deputetët që kam votuar kundër qeverisë së koalicionit dhe kryetarit të Kuvendit. PDK nuk ka guxim të tregojë nëse do ta votojë mocionin”, tha Gashi.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …