Gjykata Speciale

Gashi: Vendimi për Gucatin e Haradinajn merret javën e ardhshme

Avokati, Tomë Gashi ka deklaruar se për momentin, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe nënkryetari, Nasim Haradinaj janë vetëm të arrestuar. Azokati Gashi ka shtuar më tutje se javën që vjen gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale në Hagë do të vendosë nëse Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj do të dërgohen në paraburgim. Në Hagë është transferuar dhe javën që vjen do të dal z. Haradinaj dhe z. Gucati para gjyqtarit të procedurës paraprake që do të vendosë a do të ua caktojë paraburgimin apo jo. Tani janë vetëm të arrestuar, ka theksuar avokati, Tomë Gashi. Nëpërmjet një komunikate për medie, Specialja ka njoftuar për arsyet e arrestimit të Haradinajt e që ndërlidhen, sipas saj, me konferencat për shtyp ku ishin shpërndarë dosjet e rrjedhura të Speciales.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …