Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se Vjosa Osmani ka marrë aq vota për shkak të mobilizimit të madh që kishte kjo parti që të sigurojë sa më shumë vota për bartësen e listës që ishte për shkak të garës me Lëvizjen Vetëvendosje se cili lider do të merr më shumë vota. “Në të gjitha zgjedhjet dhe tek të gjitha partitë bartësi i listës merr 70-80 për qind të votave të elektoratit të tyre”, thotë ai. I pyetur nëse LDK do t’i kishte votat e njëjta nëse Vjosa Osmani nuk do të ishte bartëse e listës, Gashi ka thënë se ndoshta do të dilnim më mirë. “Ne e dinim që matjet e kohës ishin që do të ishim 7-8 për qind para Vetëvendosjes. Kur jemi futur në fushatë kemi filluar rënien”, ka theksuar mes tjerash ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …