Gastronomët e Kosovës nesër protestojnë me kërkesën për lehtësimin e masave e masave anti-Covid

Gastronomet kanë thyer pjata para Qeverisë për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre

Të pakënaqur nga mungesa e përkrahjes financiare nga institucionet dhe mos shfuqizimin e masave ndaj gastronomisë, disa nga gastronomët kanë protestuar sot para qeverisë. Me këtë rast, ata kanë thyer pjata para ndërtesës së qeverisë dha kanë paralajmëruar protesta tjera. “Përmes këtij akti simbolik po shprehim pakënaqësitë tona ndaj mospërkrahjes financiare nga institucionet e Kosovës si dhe mos shfuqizimin e masave ndaj gastronomisë. Po ashtu, iu bëjmë thirrje të gjithë gastronomëve që t’i bashkëngjiten këtij aksioni simbolik, e po ashtu edhe protestës më 25 shtator në ora 14:00, para parlamentit dhe Qeverisë”, deklaroi mes tjerash kryetari i gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …