Gastronomet paralajmërojnë protesta në rast se nuk lehtësohen masat rigoroze kundër koronavirusit

Gastronomet paralajmërojnë protesta në rast se nuk lehtësohen masat rigoroze kundër koronavirusit

Kryetari i Shoqatës së Gastronomeve, Petrit Kllokoqi, ka paralajmëruar protesta në rast se nuk lehtësohen masat për parandalimin e transmetimit të koronavirusit, derisa ka kërkuar vaksinim sa më të shpejtë, në mënyrë që të lejohen aktivitetet e gastronomisë. Kllokoqi, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, thotë se u anashkaluan nga qeveria në takime për ndryshimin e masave dhe subvencionimin e gastronomeve. “U betuan që në fillim të muajit maj kanë me na subvencionu për 15 ditët e para të muajit Prill, ndërsa tash jemi me 10 maj, “Gastronomet u harruan”, shkruan ai. “Ne nuk iu nënshtruam as Qeverisë se kaluar, ku mbajtëm 3 protesta dhe nuk do i nënshtrohemi as kësaj Qeverie”, thotë ndër të tjera Kllokoqi.

Kontrolloni gjithashtu

BDI ka kritikuar qeverinë e Maqedonisë së Veriut për mos bashkëpunim me aleat të NATO-s

Bashkimi Demokratik për Integrim ka kritikuar qeverinë e Maqedonisë së Veriut për mos bashkëpunim me …