Përfaqësuesi i Shoqatës së Gastronomëve, Veton Zuka, ka thënë se e kundërshton masën e paralajmëruar nga Ministria e Shëndetësisë për mbyllje 12 ditore. Ai ka bërë të ditur se sot në orën 14:00 do ta mbajnë një mbledhje së bashku me Këshillin Drejtues dhe do të vendosin se si do të vazhdojnë tutje. “Gastronomia nuk ka qenë shpërndarëse e virusit, por fushatat zgjedhore. Pas fushatës ka ndodh rritja e numrit të rasteve – partitë politikë janë fajtore për këtë situatë”. “Vendimi me u mbyll për 12 ditë, s’mund të kryejë punë asgjë. Mund t’i ashpërsojmë masat në kuptimin e higjienës, por jo me mbyllje sepse nuk kanë fuqi bizneset me i përballu as 12 orë, lere më 12 ditë. Ne sot si shoqatë e kemi në orën 14:00 mbledhjen me Këshillin Drejtues dhe me vendos çka më tutje. Si shoqatë i kundërshtojmë ashpër këto masa sepse nuk është fer me u blloku sërish – e kemi edhe kundërshtimin nga kryetarët e komunave. Ne presim reflektim të qeverisë që t’i rishqyrtojë këto masa”.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …