leoni

Gatishmëri e shtetit grek për bashkëpunim të ngushtë ekonomik me Republikën e Kosovës

Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik  Besa Zogaj – Gashi, ka pritur në një takim  shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë Constantina Athanassiadou, e shoqëruar nga  Sekretari Gjeneral për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare në  Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë z. Yiorgos Tsipras, me të cilët ka diskutuar bashkëpunimin ekonomik në mes dy vendeve, i cili sipas palëve duhet të vazhdoj të forcohet.

Gjatë takimit zv.ministrja Gashi ka njoftuar znj Athanassiadou rreth punës që po bën Qeveria e Republikës së Kosovës në fushën e reformave ekonomike dhe zhvillimit ekonomik të vendit, duke shtuar se tashmë janë duke u bërë  përgatitjet  rreth implementimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asocim, marrëveshje e cila do t’u hapë mundësi të shumta kompanive nga Kosova që të eksportojnë produktet dhe shërbimet e tyre në tregun evropian.

Gashi më tej ka kërkuar nga pala greke  eliminimin e barrierave e të bërit biznes në mes të dyja shteteve, i cili do të hapte mundësi zhvillimit më të madh të ekonomive të dy vendeve.

Nga ana tjetër, Sekretari Tsipras ka njoftuar për  zhvillimet ekonomike në Greqi ku  ka shprehur  gatishmërinë e shtetit grek për bashkëpunim të ngushtë ekonomik me Republikën e Kosovës,  të cilat ndikojnë pozitivisht në rritjen e përfitimeve për ekonomitë e dyja vendeve.

Ndryshe, të dyja palët janë dakorduar që të vazhdojnë me organizime  të përbashkëta përfshirë forume ekonomike nga të cilat do të përfitojnë dy vendet me projekte konkrete.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …