Gazeta autoritative amerikane, “Politico” ka publikuar një artikull ku bëhet fjalë për përkeqësimin e raporteve të Qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gazeta në titullin e këtij shkrimi për qëndrimin e Kurtit karshi Amerikës e ka përdorur fjalën angleze “frenemy”, që sipas fjalorit nënkupton një person që pretendon se është miku juaj por në fakt është një armik. Albin Kurti ka zemëruar të dy palët e ndarjes politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në nën-titullin e këtij shkrimi. Tutje në këtë tekst të gazetës prestigjioze amerikane thuhet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur që ta bëj të pamundurën në politikën amerikane, ka arritur që demokratët e republikanët të kenë një konsensus mes vete. Fatkeqësisht për Kurtin dhe Kosovën, pika ku republikanët e demokratët pajtohen është që kryeministri i Kosovës Albin Kurti është një politikan kokëfortë dhe nganjëherë i pamatur që ka minuar përpjekjet e përbashkëta të Amerikës dhe Evropës për të arritur një marrëveshje për paqe të qëndrueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në këtë shkrim janë përfshirë qëndrimet e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken lidhur me ngjarjet në veri, qëndrimi i ambasadorit, Christopher Hill dhe fjalët që ka dhënë ish-emisari presidencial Richard Grenell, të tre këta nga dy taboret politike në Amerikë që kanë drejtuar gishtin kah kryeministri Albin Kurti lidhur me krizën e shkaktuar në Veriun e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE i kërkon sqarim Serbisë për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Kosovën Lindore
Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Serbia të sqarojë pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Kosovën …